“Ka përshëndet me grusht, ka shkruajt keq për ne”, Geci thotë se sido që të jetë vazhdon të ketë respekt për Jakup Krasniqin

16:08 | 22 October 2024
“ka-pershendet-me-grusht,-ka-shkruajt-keq-per-ne”,-geci-thote-se-sido-qe-te-jete-vazhdon-te-kete-respekt-per-jakup-krasniqin

Dëshimtari Fadil Geci po vazhdon dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ku po merret në pyetje nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, përmes avokatit Aiden Ellis.

Për Jakup Krasniqin, Geci tha se ka respekt për të, duke shtuar se ai ka pasur bindje tjetër dhe se ka përshëndetur “me grusht”, raporton Express.

“Shumë kam respekt. Unë e kam dasht Jakupin, por ka pasur bindje tjetër dhe me grusht ka përshëndet. E ka pas mendimin. Ideologji e ka, ideologji edhe nuk mun ja hjek, qashtu iu ka shpërla tru… Qashtu qysh o i mirë, qashtu qysh osht apet e du”, tha Geci.

Geci tha se me Krasniqin s’ka folur fare për arsyet e largimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, meqë siç tha më pas ka qenë kundërshtari më i keq i tij.

“Nuk kam bisedu se ma s’kom mujt me fol hic. Unë tani kam qenë kundërshtari më i keq i tinaj”, tha Geci.

Ai tha se vazhdon të ketë respekt për Krasniqin, edhe pse siç tha për vëllezërit Geci “ka shkruajt gabim”.

“Jakup, qysh ashtu mua më ke njoht mirë e me shkru ashtu e me fol ashtu. Më vjen shumë keq se e ke ditë për mua edhe pse flet ti ashtu për mua. Keq ka bë, historian është…Besoj që e di vetë që nuk është ashtui.  Si do të jetë, qysh do të jetë, Jakupin kam respekt. Idhnohet kajherë, e di qe e ka sheqerin, ka sëmunja kapak dhe unë e kuptoj që njeri kur është pak paqef shkruan në afekt dhe muj shkruan edhe dallash. Unë kam respekt për ta. Për vëllezërit Geci nuk ka shkruajt drejt, ka shkruajt gabim” tha Geci.

Komento: