“Ka qenë fans i Kadri Veselit”, Lutfi Haziri: Nuk e di fans i kujt është, por Mozziku është bërë dhëndri im i ri

19:55 | 07 Korrik 2024

Prezantuesja Lotina Haziri që një kohë po shijon një lidhje dashurie me reperin nga Ferizaj, Mozzik

.

Dyshja kanë konfirmuar romancën përmes rrjeteve sociale, duke publikuar fotografi nga vende të njëjta.

Lotina në ndërkohë është edhe vajza e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirit.

Politikani në një emision televiziv së fundmi është pyetur për marrëdhënien e vajzës së tij me artistin e njohur.

“Ai ka qenë fans i Kadri Veselit, tani me siguri është i yti”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga moderatori i programit.

“Nuk e di fans i kujt është, edhe mundet me e ruajt atë, por Mozziku është bërë dhëndri im i ri”, u shpreh ai.

Haziri shtoi: “Unë jam gëzuar me të thënë të drejtën, mbrëmë e kam takuar për herë të parë. Unë e përmenda dhëndrin e ri, se e kam edhe të parin, Kënga është para martesës është fejuar me një djalë nga Tirana, që është VIP në punën e vet”.

Komento: