Ka rënë nga forma, Milan merr vendimin për Piatek

10:51 | 16 Maj 2019

Gjiganti nga Serie A, AC Milan kanë marrë një vendim për të ardhmen e sulmuesit të tyre Krzysztof Piatek.

Ylli polak arriti në Milano nga Genoa në afatin e janarit për një tarifë prej 30 milionë eurosh.

Ai e nisi sezonin shumë fuqishëm dhe shënoi shtatë gola në pesë ndeshjet e para për rossonerët. Pas kësaj, forma e tij ishte për tu dëshiruar.

Calcio Merkato raporton sot se Milan e sheh Piatekin si një lojtar të paprekshëm dhe nuk do të shqyrtojë asnjë ofertë që ata marrin për sulmuesin e tyre të çmuar, përcjell ORAinfo.

Ka interesim nga Anglia dhe Spanja për të, por Menaxhmenti i Elliot bie dakord me Leonardo dhe Paolo Maldini rreth asaj se sa i rëndësishëm është një lojtar për Milanin.

Edhe nëse ofertat për të arrijnë në 50 deri në 55 milionë euro, Milan do t’i refuzojë ato pasi ndjehen se Piatek është një pjesë vitale e të tashmes dhe të së ardhmes në ‘San Siro’.

Ata duan të bëjnë një ekip rreth tij në sezonin e ardhshëm të Serie A. /ORAinfo/

Komento: