Ka shënuar vetëm pesë gola, Milan po e përzë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ka shënuar vetëm pesë gola, Milan po e përzë

09:54 | 26 Dhjetor 2018

Gonzalo Higuain, po kalon një periudhë krize në AC Milan dhe si rezultat, thashethemet kanë dalë për një shkëmbim të mundshëm me futbollistin e Chelseas, Alvaro Morata .

Kësisoj sulmuesi spanjoll mund të arrijë në San Siro dhe Argjentinasi të transferohet në Stamford Bridge përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Higuain është ende në pronësi të Juventusit dhe sipas Sportmediaset, bardhezinjtë kanë dhënë pëlqimin e tyre për huazimin e Pipitës në Angli, me një shkëmbim potencial që po bëhet gjithnjë e më realist.

Deri më tani sulmuesi argjentinas ka shënuar vetëm pesë gola në Seria A për rossonerët dhe dy në Europa League, një shifër kjo që nuk pritje./ORAinfo/

Komento: