“Ka të vdekur dhe të lënduar”, Guvernatori i Stambollit jep detaje pas shpërthimit në Taksim

15:23 | 13 Nëntor 2022

Një shpërthtim i fuqishëm ka ndodhur sot në sheshin Taksim në Stamboll.

Guvernatori i qytetit të Stambollit, Ali Yerlikaya, ka thënë se ka të vdekur dhe të lënduar nga shpërthimi me bombë që tronditi Turqinë, pak më parë.

“Sot rreth orës 16.20 ka ndodhur një shpërthim në rrugën Taksim Istiklal në lagjen tonë Beyoğlu. Në vendngjarje kanë shkuar ekipet tona të policisë, shëndetësisë, zjarrfikësve dhe AFAD. Ka viktima dhe të plagosur. Zhvillimet do të ndahen me publikun”, ka shkruar ai në Twitter.

Kujtojmë që sheshi Takim është ndër vendet me të frekuentuara në turist nga e mbarë bota.

Komento: