Ka vdekur Kimete Fazliu, motra e dy Heronjve të Kombit, Fahri e Bahri Fazliu

20:40 | 12 Qershor 2026
ka-vdekur-kimete-fazliu,-motra-e-dy-heronjve-te-kombit,-fahri-e-bahri-fazliu

Familja Fazliu ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta e Kimete Fazliu – Podvorica, motra e heronjve të Kombit Fahri e Bahri Fazliu.

E ndjera ndërroi jetë në Gjermani pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

Kimetja do të kujtohet si një grua punëtore, e dashur dhe e përkushtuar ndaj familjes së saj. Jeta dhe vepra e saj lanë gjurmë të pashlyeshme te të afërmit dhe dashamirët, ndërsa kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm.

Familja Fazliu – Podvorica ka njoftuar se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të informojë opinionin me kohë.

Komento: