Kabashi: Dje u diskutua edhe për Zajednicën, Serbia kërkon kompetenca ekzekutive

15:43 | 19 Gusht 2022

Gazetari Bekim Kabashi, ka shkruar në rrjetin social facebook në lidhje me takimin e djeshëm Kurti-Vuçiq.

Drejtori i Gazetës Reporteri, Bekim Kabashi, ka vlerësuar se dje është diskutuar edhe për Asociacionin, pasi sipas tij, Serbia kërkon “Zajednicë” me kompetenca ekzekutive.

Postimi i plotë:

Edhe një gjë që askush nuk e përmendi, sepse Borelli (BE) në deklaratën e tij e paketoi në formë të tillë që të mos vërehet.

Dje në tavolinën e dialogut në Bruksel u diskutua edhe për Zajednicën. Këtë e tha vetë BE në deklaratën e saj. Aty u tha se palët shprehën gjerë e gjatë qëndrimet e tyre për marrëveshjen finale. Nëse jo Kurti, në atë tavolinë Vuciqi ka fol gjerë e gjatë për Zajednicën.

Dihet qartë se cfarë kërkon Serbia nga marrëveshja finale, e ajo është Zajednica me kompetenca ekzekutive.

Komento: