Kabashi, IKD: Zgjidhja për t’i gjykuar të akuzuarit në Kosovë është Bashkësia Ndërkombëtare

19:40 | 12 Shtator 2024
kabashi,-ikd:-zgjidhja-per-t’i-gjykuar-te-akuzuarit-ne-kosove-eshte-bashkesia-nderkombetare


Flamur Kabashi, monitorues ligjor në Institucionin e Kosovës për Drejtësi ka folur për “Front Online” lidhur me aktakuzën e 45 personave të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Kabashi tha se zgjidhja për t’i gjykuar të akuzuarit në Kosovë është Bashkësia Ndërkombëtare.

“Problematika kryesore që Kosova nuk ka marrëveshje juridike detyruese me Serbinë që të njëjtit ti sjell para drejtësisë. Bisedimet me Bashkësinë Ndërkombëtare është zgjidhja që të kërkojnë nga Serbia që të dorëzohen të akuzuarit”, deklaroi Kabashi.

Kabashi nënvizoi se për t’u vendosur çështja penale për personat e arratisur, prokurori duhet t’i shfrytëzoi të gjitha rrugët për kapjen e tyre.

“Prokurori i çështjes duhet para gjykatës ta dëshmojë që ka shfrytëzuar të gjitha rrugët përkatëse të parapare ligjore për sigurimin e prezencës së të akuzuarve në mënyrë që të vendosët çështja penale ndaj tyre të cilët gjinden në arrati”, u shpreh Kabashi.

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit nga grupet kriminale serbe i 24 shtatorit, u dënua ashpër nga SHBA, BE dhe vendet e tjera aleate të Kosovës./Front Online

 

Komento: