Kabashi Ramaj: Qeveria duhet të ketë prioritet sigurinë kombëtare

20:46 | 08 September 2021

Qeveria e Kosovës duhet të bëjë shumë më shumë për qytetarët e saj.

Anëtarja e re e Kryesisë së PDK-së, Besa Kabashi Ramaj, eksperte e sigurisë, ka potencuar se Kosova dhe qytetarët e saj, sot më shumë se kurrë më parë, kanë nevojë ta kenë një qeveri që Sigurisë Kombëtare i jep prioritetin që duhet ta ketë, sidomos në kontekstin aktual rajonal e global.

Kabashi Ramaj, ka cekur po ashtu se Siguria Kombëtare, kërkon unitet mbarë shoqëror, gjë që do të kontribuojë së bashku me kolegët e saj në PDK por edhe me kolegët tjerë që i shërbejnë vendit, nga mbarë spektri politik e shoqëror.

Postimi i plotë i Besa Kabashi Ramaj:
Kosova dhe qytetaret e saj, sot me shume se kurre me pare kane nevoj ta kene nje qeveri qe Sigurise Kombetare i jep prioritetin qe duhet ta kete, sidomos ne kontekstin aktual rajonal e global, ne nje kohe kur kercenimet hibride ndaj sigurise se vendit dhe qytetareve tane jane serioze.
Fatekeqesisht, ne momentin kur nje qeveri vie ne pushtet, dhe nuk ka prapa vetes vite te pergatitjes, dhe si rezultat plan konkret se si do te adresoj Sigurine Kombetare, eshte e pritshme qe te gjendet “para aktit te kryer” sa here qe ndodhe dicka qe kercenon sigurine kombetare (pandemia duke qene rast konkret, ne mesim e shume kercenimeve e rreziqeve te mundshme).

Forma e duhur per te bere ndryshime serioze ne ate se si institucionet e vendit adresojne kercenimet dhe rreziqet qe i kanosen Kosoves dhe qytetareve tane, se si trajtohet Siguria Kombetare, eshte qe partite politike fillimisht te ngrisin kapacitetet e brendshme per te adresu nje ceshtje kaq me rendesi per vendin. Pergatitja paraprake dhe ndertimi i nje programi ku Siguria Kombetare zene vendin qe duhet te kete, eshte forma permes se ciles pastaj behet e mundur qe gjate qeverisjes te besh ndryshimet e duhura, per te ngritur kapacitetet e nevojshme shteterore per adresimin e kercenimeve dhe rreziqeve potenciale, duke u nise nga problemet strukturore e deri te kapacitetet njerezore e teknike.

Me vjen mire qe Partia Demokratike e Kosoves i eshte pergjigjur kerkeses se qytetareve per te ngritur nivelin e pergjigjes se saj, si parti politike, per ti adresu me mire nevojat qe kane.

Jam e nderuar te jem pjese e Kryesise se PDKse, per te mbuluar fushen e Sigurise Kombetare dhe Mbrojtjes, fushes qe i kam dedikuar jeten, dhe fushes permes se ciles shpresoj ti sherbej te gjithe qytetareve te vendit tim.

Nje fushe e tille, sikurse eshte Siguria Kombetare, fushe e cila eshte teme kombetare dhe kerkon unitet mbare shoqeror, shpresoj te jete fusha ku do te mund te sherbej, bashke me koleget e PDK, por edhe koleget e tjere qe i sherbejne vendit, nga mbare spektri politik e shoqeror.

Komento: