Kabinetit të Presidentes Osmani i bashkohet një këshilltare e re

20:43 | 18 October 2022

Një këshilltare e re i bashkohet kabinetit të Presidentes Osmani.

Një këshilltare e re i është bashkuar kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Dora Musa ka njoftuar se që nga muaji i kaluar, ajo është pjesë e ekipit të Osmanit.

Ajo e ka falënderuar dhe i ka shprehur mirënjohje presidentes për vendimin që ta bëj pjesë të kabinetit të saj.

“Është kënaqësi dhe nder i veçantë që nga muaji i kaluar i jam bashkangjitur Kabinetit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, si Këshilltare. Falënderuese dhe mirënjohëse ndaj Presidentes Osmani për besimin e dhënë dhe vlerësimin e punës sime për gjysmë dekade në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm. Praktikat dhe njohuritë e fituara ndër vite, tani më do t’i shpalos në Zyrën e Presidentes me synimin e vetëm të krijimit të një mjedisi ekonomik, social dhe mjedisor sa më të qëndrueshëm në Kosovë. Në fund, do të doja të falënderoja ekipin e INDEP për mundësinë e ofruar ndër vite për avancimin tim profesional”, ka shkruar ajo.

Komento: