Kaçaniku qe dy ditë pa ujë të pijshëm

17:26 | 05 Shtator 2023
kacaniku-qe-dy-dite-pa-uje-te-pijshem

Qytetarët e komunës së Kaçanikut, që nga dita e djeshme kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

Kështu ka njoftuar kompania rajonale e ujësjellësit “Bifurkacioni”.

Kompania ka thënë se kjo ndërprerje ka ardhur si pasojë e të reshurave të pandërprera atmosferike, ku janë shkaktuar dëme në rrjetin kryesor të ujësjellësit në Lybeten.

“Bifurkacioni” ka thënë se ndërprerja me ujë të pijshëm do të vazhdojë edhe sot.

Komento: