Kadaj-Bujupi thotë se ndihet mirë që nuk e ka përkrahur qeverinë Hoti

00:01 | 22 Dhjetor 2020

Gjykata Kushtetuese ka marë vendim që vendi të shkojë në zgjedje të reja.

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj Bujupi ka thënë se ndihet mirë që nuk e votoi Qeverinë Hoti.

Kadaj-Bujupi ishte e vetmja deputete e AAK’së që nuk votoi Qeverinë Hoti.

“Qeveria Hoti prej fillimit ka qenë problematike ka qenë vendimi më i duhur i Qeverisë Hoti dhe po shihet edhe me vendimin e Kushtetueses. Më ka bërë të ndihem mirë vendimi që nuk kam përkrahur një qeveri të tillë”, tha ajo në emisionin dPt te Fidani në T7.

Komento: