
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Kader Kicaj, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një publikim të fundit në rrjete sociale. Ajo ka ndarë një video ku shfaqet pa grim, duke treguar një pamje krejt ndryshe nga ajo që publiku është mësuar të shohë.
Në video, Kiçaj shfaqet natyrale, pa përdorur produkte kozmetike, gjë që ka bërë që ndryshimi të jetë i dukshëm, shkruan “Kosovarja”.
Pamja e saj pa grim ka habitur një pjesë të ndjekësve, për shkak të kontrastit me paraqitjet e saj të zakonshme publike.

Ky publikim vjen në vazhdën e aktiviteteve të saj në rrjete sociale, ku ajo shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe angazhimet personale.
