
FSK po vazhdon të jetë shumë aktive me trajnime.
Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës realizojnë ushtrimin me skenarë të ndryshëm për kontrollin e turmave, shpërndarjen e ndihmave, si dhe rivendosjen e mjedisit të sigurtë.
Kështu ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, duke thënë se po vazhdojnë drejtë sukseseve të radhës.
“Kadetët tanë realizojnë ushtrimin me skenarë të ndryshëm për kontrollin e turmave, shpërndarjen e ndihmave, si dhe rivendosjen e mjedisit të sigurtë. Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!”, ka shkruar Mehaj.