Kadeti i FSK-së diplomon në Akademinë e Mbrojtjes kroate

14:48 | 01 Korrik 2024
kadeti-i-fsk-se-diplomon-ne-akademine-e-mbrojtjes-kroate

Kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shaban Shehu, ka diplomuar në Akademinë e Mbrojtjes kroate.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të FSK-së, në rrjetin social Facebook, shkruan Front Online.

Shehu do të vazhdojë edhe studimin master në Kroaci, kurse pas përfundimit do t’i bashkohet Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kadet Shaban Shehu pas katër vjet studimi në Akademinë e Mbrojtjes kroate ka përfunduar me sukses të shkëlqyer akademinë dhe ka marrë gradën nëntoger dhe për shkak të rezultateve të larta gjatë studimit ai do të vazhdojë edhe studimin master, pas përfundimit do t`i bashkohet Forcës së Sigurisë së Kosovë për të dhënë kontributin e tij në ngritjen dhe avancimin dhe për të shpërndarë njohurit tek ushtarakët e FSK-së”, thuhet në njoftim.

Komento: