Kadiu: Serbia i njeh targat RKS – në veri do paguhet rryma sipas rregullave të Kosovës

17:59 | 26 Dhjetor 2023
kadiu:-serbia-i-njeh-targat-rks-–-ne-veri-do-paguhet-rryma-sipas-rregullave-te-kosoves

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnin Bislimi, ka thënë se në veri do paguhet rryma sipas legjislacionit e rregullave të Kosovës.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se njohja e targave RKS nga ana e Serbisë është arritur me Qeverinë Kurti.

“Para 2021: 10 vite negociata për targa, por Serbia nuk i njeh ato të Kosovës. Mbi 20 vite pa pagesë të rrymës në veri”, ka shkruar ai.

“Pas 2021: Serbia i njeh targat RKS. Në veri do paguhet rryma sipas legjislacionit e rregullave të Kosovës”, thuhet më tej.

Komento: