
Pas trazirave në veri, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq mbrëmë vonë ka dal në një konferencë për media ku ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ky i fundit dëshiron t’i fut në luftë me NATO-n.
Ai gjatë konferencës ka thënë se pjesëtaret në sulm nuk ishin serb të Serbisë por të Kosovës që u rebeluan kundër Kurtit.
Lidhur me këtë, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka folur për Front Online.
Ai tha se Vuçiq e ka shtyrë deklaratën pasi është siguruar që serbët kanë ikur nga Kosova.
Kastrati thotë se ky sulm vërtetoi se Serbia ka furnizuar grupet kriminale me arsenale të armatimeve.
“Vuçiq e ka shtyrë konferencën deri sa është siguruar dhe i ka marr të gjitha informacionet se gjithë ata pjesëtarë kanë ikur jashtë apo nëse dikush është vrarë, plagosur janë fshehur që mos të bien në forcat tona dhe mos të dokumentohet që Serbia ka qenë e implikime në këtë akt terrorist. E pamë dje që Serbia ka furnizuar këto grupe me arsenale të armatimeve të rënda e pajisje të ndryshme”, thotë ai.
Ish-komandanti tha se Serbia luftërat i ka filluar në Kisha e Manastire, ashtu deshi të filloi edhe në veri.
“Ata kanë qenë mirë të organizuar. Kur ka filluar lufta në Kroaci ka filluar me akte terroriste nga kishat e Manastiret, Serbia nuk e ka ndryshuar asnjëherë këtë koncept, njëjtë veproj edhe dje dhe ka dashur që të fillojë edhe atë pjesë për ta ndarë”, theksoi Kastrati.