Kadri Veseli thotë se nëse del se jam i përfshirë në videon ku më përmendet emri, jap dorëheqje.
Kryeparlamentari Kadri Veseli është deklaruar për videon me fajde ky i përmendet edhe emri i tij. Në një konferencë për media ka thënë se nëse del e vërteta se edhe ai është përfshirë në këtë rast, ai do të japë dorëheqje.
Në videon ky dyshohen se janë përfshirë në fajde, mashtrim e detyrim një grup prej së paku 8 personash, përmendet edhe emri i Veselit. Kadri Rexhepi, në një rast dëgjohet duke thënë se Kadri Veseli ka marrë 200 mijë euro.
“Nëse del se është e vërtetë se jam përfshirë në këtë rast unë jam i gatshëm nga sot të japë dorëheqje. Ky është morali im. Kam siguri të plotë, emri im është përmendur gabimisht, pavarësisht se a janë pjesë e policisë, sistemit të drejtësisë apo politikës, kërkoj të sqarohen disa çështje që kanë të bëjnë edhe me funksiononim e organeve të drejtësisë. Si është e mundur që për këtë rast ka pasur fakte nga vitit 2013 e të merren veprime me 6 vjet vonesë. Kush janë ata persona që e kanë mbuluar këtë rast për 6 vjet, kush janë ata që mbuluan këtë rast. Pse këto incizime kanë qenë në sirtarë të policisë apo prokurorisë për kaq shumë vjet. Njerëzit që shihen në video nuk i njoh. Videoja shpërfaq kri min në mënyrë të hapur. Këtu kemi të bëjmë me dy kri me, kri min e bërë dhe të fshehur”, ka thënë Veseli, raporton Koha.net.
Tutje ai ka shtuar se këtij hetimi do t’i shkohet deri në fund.
“Shihet qartë se kjo është një skemë e kri mit të organizuar dhe ju siguroj se kësaj do t’i shkohet deri në fund. Edhe sikur vëllai im të ishte i përfshirë në kr’im do të shkojmë deri në fund. PDK-ja nuk është e përfshirë në këtë kri m. Ne po bëjmë reforma edhe brenda partisë dhe do të përkujdesemi që njerëzit e tillë të mos jenë me ne”, ka thënë Veseli.
Veseli ka shtuar se, “do të ketë veprime institucionale por jo hakmarrëse të miat. E di se dikujt nuk do t’i pëlqejë po do t’i shkojmë deri në fund. Mashtruesit, kri minelët duhet me i çrrënjosë. Ju ftoj edhe juve si media të bëjmë më shumë. Në këtë shtet do të funksionojë ligji dhe padrejtësia do të paguhet. Para ligjit do të jenë të barabartë edhe djali i kryetarit edhe djali i fshatarit”.
Ai ka insistuar se, “kemi të bëjmë me një skemë që është mashtruese, që është kri minale”.