Kadri Veseli del pozitiv me koronavirus

20:07 | 23 Korrik 2020

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka dal pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Veseli përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në Facebook, përcjell ORAinfo.

Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2.

Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.

Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!”, ka shkruar Veseli. /ORAinfo/

Komento: