Kadri Veseli pret sekretaren Albright – e falënderon për gjithçka që ka bërë për Kosovën.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në një takim të veçant sekretaren Amerikane Madeline Albright të cilën e ka falënderuar për gjithçka që SHBA-të kanë bërë për lirinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.
Veseli e ka falënderuar Zonjën Albright që sot në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës ka ardhur në Prishtinë për të festuar bashk me qytetarët çlirimin e Kosovës.
“Faleminderit shumë për pritjen zotëri kryetar. Unë po ndihem sikur në shtëpinë time”, tha Albright në takim me kryeparlamentarin Veseli.
Kreu i Kuvendit ndërsa tha se falë mbështetjes së SHBA-së, Presidentitn Clinton, sekretares Albright dhe gjeneralit Clark, Kosova ka arritur lirinë dhe është sot shtet i pavarur.