Republika e Kosovës është bërë të premten e kaluar me ushtri.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot nënshkroi Ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se ky ishte njëri nga nënshkrimet më të mira dhe më të vlefshme.
“Me një ndjenjë të veçantë, sot nënshkrova Ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri. Ky ishte një prej nënshkrimeve më të mira dhe më të vlefshme”, ka shkruar Veseli.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka votuar ligjet për transformimin e FSK-së më 14 dhjetor. Formimi i Ushtrisë ka marrë përkrahje të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e po ashtu edhe nga shtetet tjera mike të Kosovës.