Kadri Veseli ka një kërkesë nga Bashkimi Evropian

23:56 | 16 Dhjetor 2018

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli, duket se ka një kërkesë për Bashkimin Evropian.

Pas vendimeve që Kosova ka marrë kohët e fundit, Kadri Veseli, ka thënë që pret nga BE një qasje të sinqertë për Kosovën.

Veseli deklaroi se pas miratimit të marrëveshjes për demarkacionin, reformave në drejtësi dhe përmbushjes së gjitha kritereve për liberalizimin e vizave, më shumë se çdo vend tjetër jo anëtar, Kosova pret një bashkëpunim më të afërt dhe të sinqertë nga ana e BE’së.

Kryeparlamentari gjithashtu theksoi se miratimi i rezolutës për dialogun dhe ekipit negociator tregon përkushtimin e Kosovës për marrëveshje dhe gatishmërinë për vendime të mëdha.

Komento: