Kadri Veseli ka një lajm të miër për studentët e UP-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kadri Veseli ka një lajm të miër për studentët e UP-së

17:00 | 31 Janar 2019

Universitetet Publike nuk do të mbyllen. Ky ishte premtimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një takimi me rektorët e universiteteve publike të Kosovës.

Në këtë është diskutuar për shqetësimet e rektorëve rreth zhvillimeve të fundit në procesin e akreditimit të programeve akademike, për çka u ka premtuar angazhim të Kuvendit dhe zgjidhje pa humbur kohë.

Kadri Veseli ka potencuar se kriteri i vetëm i konkurrencës duhet të jetë gara për cilësi dhe profilizim universitar

Ja postimi i plotë:

“Kuvendi i Kosovës nuk do të lejojë që të cenohet autonomia dhe vazhdimësia e universiteteve publike, as nga ndërhyrjet politike dhe as nga interesat e tjera të ndërlidhura me konkurrencën në arsimin e lartë në Kosovë. Kriter i vetëm i konkurrencës duhet të jetë gara për cilësi reale dhe profilizim universitar, në përputhje me nevojat e ekonomisë së tregut. I siguroj studentët e universiteteve publike se të drejtat e tyre do të mbrohen plotësisht! Ata duhet të vazhdojnë të qetë studimet e tyre. Universitetet publike nuk do të mbyllen. Ato vetëm do të zhvillohen edhe më shumë!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook, pas takimit me rektorët.

Komento: