Kadri Veseli kërkon që Ahmet Delia të dekorohet me titullin “Hero i Kosovës”

13:59 | 25 December 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka rekomanduar që Ahmet Delia të dekorohet me titullin “Hero i Kosovës”.
Veseli ka kujtuar në datën e rënies, Ahmet Delinë, një ndër figurat më të ndritura të historisë kombëtare, udhëheqësin e kryengritjeve antiosmane, nismëtar i kryengritjes së përgjithshme shqiptare në vitin 1912.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se Delia duhet të dekorohet me titullin “Hero i Kosovës” dhe ka rekomanduar presidentin Hashim Thaçi që ta bëjë një gjë të tillë.

“Përkujtojmë trimin legjendar të Prekazit, Ahmet Delinë. Rënia e tij epike në mbrojtje të popullatës civile të sulmuar nga njësitet ushtarake serbe, në memorien tonë kolektive mbeti shembull unik i sakrificës për atdheun. I rekomandoj presidentit Thaçi që Ahmet Delinë ta dekorojë me titullin ‘Hero i Kosovës’. Ne sot jemi të lirë falë sakrificave mbinjerëzore të së kaluarës”, ka shkruar Veseli.

Komento: