Kadri Veseli: Kështu qysh po na shihni sot, do të mblidhemi edhe për taksën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kadri Veseli: Kështu qysh po na shihni sot, do të mblidhemi edhe për taksën

10:58 | 01 Shkurt 2019

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar se do të ketë zgjedhje së shpejti edhe për taksën, gjë që ai është shprehur pro pezullimit të saj.

Pas zgjidhjes së problemit me grevën e arsimtarëve, kreu i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar që shumë shpejtë do të ketë edhe një vendim për zgjidhjen e çështjes së taksës ndaj produkteve serbe.

“Qyshtu qysh po na shihni sot, do të mblidhemi edhe për taksën, për interesa të vendit. Të bashkuar do të japim një përgjigje”, ka thënë Veseli në një konferencë për media pas nënshkrimit të marrëveshjes me SBASHK-un për ndaljen e grevës.

Për pezullimin e taksës liderët shtetëror dje gjithashtu kanë zhvilluar dje një takim me dyer të mbyllura në zyrën e presidentit të vendit, megjithatë ende nuk ka ndonjë vendim.

Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë thirrje që të hiqet taksa, duke vënë në theks se një vendim i tillë do të rrezikojë edhe raportet Kosovë-SHBA.

Pas këtyre thirrjeve dhe presioneve ndërkombëtare, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka propozuar që vendimi për taksën të pezullohet për 120 ditë.

Komento: