Kadri Veseli mbledh të gjithë përgjegjësit shtetëror për dialogun – mungojnë LDK e VV – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kadri Veseli mbledh të gjithë përgjegjësit shtetëror për dialogun – mungojnë LDK e VV

10:49 | 26 Dhjetor 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mbledhur krerët më të lartë të shtetit dhe anëtarët e Ekipit Negociator për të bashkërenduar dhe unifikuar qëndrimit e shtetit të Kosovës për procesin e dialogut final Kosovë-Serbi.

Në këtë takim ishin të ftuar të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e LDK-së dhe VV-së por nuk ishin të pranishëm.

Kryeparlamentari Veseli tha në hapje të takimit se Kuvendi i Kosovës do të jetë gjithmonë vendi i unitetit për vendimet e shtetit të Kosovës.

Ai tha se institucionibqë drejton do të jetë në mbështetje të plotë të punës së ekipit shtetëror në dialog ndërsa ftoi sërish LDK-në dhe VV-në që të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të bëhen pjesë e procesit të dialogut i cili do ti siguroj Kosovës njohjen nga Serbia, ulësen e në OKB dhe përshpejtim në anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO.

Komento: