Kadri Veseli nga Gjykata Speciale: Mos të cenohet besimi i popullit të Kosovës

16:36 | 27 Maj 2024
kadri-veseli-nga-gjykata-speciale:-mos-te-cenohet-besimi-i-popullit-te-kosoves

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur në seancën e sotme në Gjykatën Speciale të Hagës.

Duke u ndërlidhur me deklaratat në seancën e sotme, Veseli ka kërkuar që procesi të jetë i drejtë, transparent, dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Do të jem i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë me juve për faktin se është në interesin publik. Çështja e parë ka të bëj me kohëzgjatjen e këtij procesi, që nga dita e parë kur jemi futur në këtë sallë, Prokuroria ka kërkuar në mënyrë transparente 545 orë. Prej ditës së parë, faktikisht, secili e kemi ditur se 545 orë me procesin që do ta zhvillojmë në këtë sallë, do të kalonin 3 vjet ose 4 vjet, edhe nëse fare asnjë pyetje nuk do të bënte as mbrojtja e as ju si trup gjykues. Unë si njëri nga të akuzuarit, i nderuuar, frikësohem se nëse nuk respektohen këto parime, nuk ka të bëjë me fatin tonë individual, por me një mesazh që do ta dërgojmë te populli i Kosovës i cili e ka krijuar, me vetëdije të plotë, por edhe me besim këtë gjykatë, tek ju si partner tanë ndërkombëtarë, dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të cenohet besimi që ka shtetin ligjor dhe drejtësinë ndërkombëtare”, tha Kadri Veseli.

Kjo është seanca e plotë:Këtu

Komento: