Kryeparlamentari Kadri Veseli nuk e ka lënë pa përkujtuar 21-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, një herësh edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar 21-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Veseli ka shkruar se, 24 marsi i vitit 1998, është datë krenarie në historinë e luftës sonë për liri.
Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:
24 marsi i vitit 1998 është datë krenarie në historinë e luftës sonë për liri.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ranë në betejat e Dukagjinit.