Kadri Veseli përkujton ngjaren në Likoshan dhe Qirez

17:51 | 28 February 2019

Kadri Veseli ka shkruar se në Likoshan e Qirez nisi epoka e luftës çlirimtare.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar sot masakrën e Likoshanit e Qirezit.

Në 20 vjetorin e kësaj masakre të tmerrshme të kryer nga forcat serbe, Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se 28 shkurti i vitit 1998 do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë kombëtare, si dita në të cilën nisi epoka e luftës çlirimtare.

“28 shkurti i vitit 1998 do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë kombëtare, si dita në të cilën nisi epoka e luftës çlirimtare”.

“Në zemrat tona i përjetshëm do të qëndroj kujtimi dhe nderimi për të rënët e asaj dite në Likoshan e Qirez”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Komento: