Veseli shkon tek busti i Nënë Terezës: Kombi ynë do të jetë gjithmonë krenar që i dha njerëzimit një heroinë.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot bustin e Nënës Terezë që ndodhet në sheshin që mban emrin e saj.
Veseli ka thënë se kombi do të jetë përherë krenar që i dha njerëzimit një heroinë si Nënë Tereza.
“Sot është ditëlindja e bijës tonë të madhe, humanistes më të madhe të kohës moderne, Nënë Terezës. Kombi ynë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që i dha njerëzimit këtë heroinë të pashoqe të solidaritetit, humanizmit dhe shpresës njerëzore”, ka thënë ai.
Ndryshe, sot janë bërë 109 vjet nga lindja e nobelistes shqiptare, humanists Gonxhe Bojxhiu.