Kadri Veseli: Sot rriten pagat në sektorët e arsimit, shëndetësisë, sigurisë… – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kadri Veseli: Sot rriten pagat në sektorët e arsimit, shëndetësisë, sigurisë…

11:34 | 02 Shkurt 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, paralajmëron se në seancën e sotme me ligjin e pagave do tu rriten pagat të gjithë mësimdhënësve, personelit shëndetësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civilë dhe të gjitha kategorive tjera në sektorin publik.

Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook, Veseli ka thënë se tani, fokusi do të jetë në sektorin privat, për rritjen e prodhimit vendor dhe nxitjen e ndërmarrësisë të hapë vende të reja pune dhe me paga më të larta.

Deklarata e plotë e Kryeparlamentarit Kadri Veseli:

Sot, bashkë me Ligjin e Buxhetit, po miratojmë edhe Ligjin e Pagave për sektorin publik në shtetin tonë. Me këtë ligj, po i japim fund arbitraritetit dhe anarkisë që kanë mbizotëruar në këtë fushë për pothuajse 20 vjet.

Pagat u janë rritur të gjithë mësimdhënësve, personelit shëndetësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civilë dhe të gjitha kategorive tjera në sektorin publik. Kemi bërë një ligj të standardeve më të mira, duke respektuar meritat e secilës kategori që paguhet nga buxheti i shtetit.

Askujt nuk do t’i ulet paga ekzistuese. Ligji parasheh vetëm rritje. Tani, fokusi do të jetë në sektorin privat, për rritjen e prodhimit vendor dhe nxitjen e ndërmarrësisë të hapë vende të reja pune dhe me paga më të larta.

Komento: