Kadri Veseli takon ambasadorin e ri britanik, flasin për luftimin e korrupsionit

12:54 | 05 September 2019

Kadri Veseli takon ambasadorin e ri britanik: Do ta luftojmë korrupsionin në shoqërinë tonë.

Kreu i PDK-së, njëherit kryekuvendari në detyrë, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.

Veseli thotë pa mbështetjen e miqve tanë perëndimorë, Kosova nuk do të mund të konsolidohej as në rrafshin e brendshëm dhe as në atë ndërkombëtar.

Ndërsa thotë se mbetet i përkushtuar ta luftojë korrupsionin, shkruan Reporteri.net.

Postimi i plotë i Veselit:

Sot e prita ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott. Kosova dhe Britania e Madhe kanë bashkëpunim strategjik jashtëzakonisht të mirë.

Pa mbështetjen e miqve tanë perëndimorë, Kosova nuk do të mund të konsolidohej as në rrafshin e brendshëm dhe as në atë ndërkombëtar.

Ne mbesim të përkushtuar që ta forcojmë sundimin e ligjit dhe ta luftojmë korrupsion në shoqërinë tonë. Ambasador Abbott, mirë se erdhe në Kosovë!

Komento: