Kadri Veseli takon Eliot Engel, i bën thirrje BE-së për liberalizimin e vizave për kosovarët

10:38 | 17 July 2019

Eliot Engel pret në takim Kadri Veselin, i bën thirrje BE-së për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli gjatë qëndrimit në Kongresin Amerikan ka takuar Kongresmenin Eliot Engel.

Gjatë këtij takimi është diskutuar bashkëpunimi i ngushtë Kosovë-SHBA, për zhvillimet politikë në Kosovë, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, mbështetjen amerikane në këtë proces dhe perspektivën euro-atlantike të shtetit të Kosovës.

Veseli ka falënderuar Engel për angazhimin prej dekadash në mbështetje të Kosovës.

Kurse Kongresmeni Engel ka thënë se SHBA do të vazhdojë të jenë përkrah Kosovës në të gjitha proceset.

Engel u shpreh se BE-ja duhet të ndërmarrë hapa të shpejtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe të punojë bashkë me Kosovën në proceset euro-integruese.

Ai po ashtu tha se Serbia duhet ta njoh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Komento: