Humanisti i njohur kosovar, Halil Kastrati po merr përkrahje edhe nga liderët shtetëror.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka postuar në faqen e tij në Facebook një fotografi me aktivistin humanitar Halil Kastratin, të cilin e inkurajoi të vazhdojë me projektet e tij.
Veseli ka shkruar se veprimtaria e Halil Kastratit meriton të inkurajohet pasi ai kultivon solidaritetin si një ndër vlerat më të mëdha shpirtërore të popullit tonë.
“Bashkëbisedimi me një aktivist humanitar të përkushtuar si Halil Kastrati është gjithmonë një kënaqësi e madhe për mua. Veprimtaria e tij e vyer meriton të inkurajohet pasi ai kultivon solidaritetin si një ndër vlerat më të mëdha shpirtërore të popullit tonë”, ka shkruar Veseli.