Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka reaguar i BE-së se Trepça nuk ka qenë dhe nuk është çështje e dialogut me Serbinë.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE), Maja Kocijançiq sot ka thënë se statusi i Trepçës duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.
E në lidhje me këtë deklaratë të saj ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Ai nëpërmjet një postimi ka thënë se kjo gjuhë e BE-së, po rrënon çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë të mirë.
Po ashtu, Veseli është shprehur se Trepça as nuk ka qenë dhe as nuk është çështje e hapur në dialogun me Serbinë.
Ky është statusi i tij i plotë:
“Trepça, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. Trepça është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë.”