Kadri Veseli është shfaqur sot në Mitrovicë.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se qyteti prej nga vjen, Mitrovica, nuk do të shitet, por do të mbrohet ngase ky është obligim ndaj qytetarëve.
Veseli këto komente i bëri teksa ka iniciuar hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Mitrovicë.
Kreu i PDK-së tha se Mitrovica e Kosova nuk janë në shitje, por mbrojtja më e mirë që mund t’u bëhet është duke përkrahur orientimin perëndimor të vendit e i cili nuk lejon ftohjen e raporteve me SHBA’në.
“Mitrovica e as Kosova, as nuk mund të jepen, as të blihen, as të shiten, por as të mbrohen vetë. Ne më shumë mundemi me mbrojt Mitrovicën bashkë, e kemi obligim që është qytetar kombëtar duhet respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet. Të bartet vendimtarja në institucione të Kosovës dhe asgjë më pak e asgjë me shumë të respektohet Kushtetuta e Kosovës. Çdo qytetar të mendojë me mendim të shëndoshë që kemi vetëm një perspektive që është orientim ynë perëndimor që nuk lejon të ftohemi me ShBA-në për derisa janë partnerët tanë perëndimor”, është shprehur Veseli,
Veseli tha se qëllimi i Kosovës është sigurimi i ulëses në OKB dhe finalizimi i dialogut me Serbinë.
“Ne nuk duhet të merremi me njëri-tjetrin, ne përballë e kemi për gati një shekull Serbinë. Në ballafaqimin tonë që do ta kemi në procesin e dialogut, e i cili është procesi përfundimtar dhe ka të bëjë me dhënien e vulës finale që Kosova Të marrë ulëse në OKB, kjo është çështja me të cilën duhet të merremi, e jo njëri-tjetri”, ka thënë Veseli.
Veseli tha se lajmi i sotëm është lajm që i ka hije Mitrovicës, këtij qyteti të punëtorëve e minatorëve, të studentëve e intelektualëve, të kulturës e të sipërmarrjes, të luftës për liri e të fuqizimit të shtetit.
“Ekonomia e lirë e tregut e bazuar në sektorin privat është përgjegjësia e juaj Kosova nuk është e askujt më shumë e më pak, por e gjithëve neve, duhet të marrim përgjegjësi njëjte dhe kemi obligime të njëjta para Kushtetutës ligjit dhe qytetarëve të vendit merrni përgjegjësi më shumë”, theksoi ai.