Kadri Veselit s’iu dha leja për tek tenda ku ishte e pamja, krejt çka ndodhi sot gjatë vizitës së tij në Mitrovicë

22:15 | 10 Korrik 2021

Pasditen e së shtunës, Kadri Veseli qëndroi në shtëpinë e tij në Bair të Mitroivës.

Atij iu lejua ardhja nga Haga ku po mbahet në paraburgim në ditën e tretë të ngushëllimeve pas vdekjes së babait të tij të mërkurën.

Transferimi i tij për në Kosovë u bë me leje nga Gjykata Speciale ndërsa atij nuk iu mundësua qëndrimi në tendën për ngushëllime, por vetëm në shtëpinë e tij.

Familjarët nuk deshën të komentojnë asgjë për vizitën pasi thanë se mund ta dëmtojnë procesin gjyqësor ndaj tij, teksa fqinjët u shprehën të nderuar për mundësinë që i është dhënë Veselit.

Kjo ishte vizita e dytë e ish-kreut të PDK-së në Kosovë pas arrestimit, ndërsa një vizitë e kishte pasur edhe gjatë muajit maj për ta vizituar babanë e sëmurë.

Komento: