Kadrijaj, Aliut: A ke qenë ndonjëherë në rrugën Deçan-Plavë?

13:39 | 03 Tetor 2024
kadrijaj,-aliut:-a-ke-qene-ndonjehere-ne-rrugen-decan-plave?

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ia ka parashtruar një pyetje publike ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, se a ka qenë ndonjë herë në rrugën Deçan-Plavës.

Në një postim në Facebook, ajo e ka pyetur ministrin pasi ai e ka dhënë një deklaratë se kjo rrugë është e përfunduar.

“Ministër Liburn, nuk me besohet qe ti mendon se rruga Deçan- Plavës është përfunduar, a ke qenë ndonjëherë në atë vend ministër, lëre që nuk është përfunduar rruga, por edhe ato punime që janë kryer në qeverinë Haradinaj sot janë duke u dëmtuar dhe kthyer në pikën zero, e kjo do të thotë kosto shtesë për buxhetin e që kap shifra milionëshe”.

“Kthjellu ministër se nuk mbulohet dielli me shosh”, ka thënë Kadrijaj

Komento: