Kadrijaj: O Lutë, as PDK e as SHIK-u s’të besojnë, lëre më LDK-ja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kadrijaj: O Lutë, as PDK e as SHIK-u s’të besojnë, lëre më LDK-ja

18:47 | 21 Janar 2019

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se taksa ndaj mallrave serbe do të hiqet, e pastaj do të bie edhe Qeveria.

Ndaj kësaj deklarata ka reaguar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

“Sa i kish shku për fytyre Lutfi Hazirit me thënë edhe kufijtë do t’i ndryshojmë. O Lut kurrë se kuptove një gjë, që as PDK e as SHIK-u s’të besojnë më, lëre më LDK-ja!”, ka shkruar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, raporton ballkani. info.

“Ka me u shkri bora dikur”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kur u pyet rreth mundësisë, se a më parë do të hiqet taksa apo do të bie Qeveria Haradinaj. Por, opozita shprehet e bindur se edhe taksa, e edhe rrëzimi i qeverisë, do të ndodhin shumë shpejt.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se një gjë e tillë do të ndodh, e sa i përket taksës ai thotë se më shumë është suspendim e jo heqje.

Haziri ka thënë se buxheti do të jetë procesi i parë që do të rrezikojë Qeverinë Haradinaj.

Komento: