Kadrijaj për Kurtin: Shkoi në dialog pa kushte dhe pa kritere, s’pritet asgjë prej tij

08:47 | 28 Tetor 2023
kadrijaj-per-kurtin:-shkoi-ne-dialog-pa-kushte-dhe-pa-kritere,-s’pritet-asgje-prej-tij


Pas takimit në Brukse, Qeveria e Kosovës ka dalë me komunikatë duke thënë se kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë që të enjten të nënshkruajë marrëveshjet e Brukselit, Aneksin e Zbatimit dhe draft-asociacionin e propozuar nga ndërkombëtarët më 21 tetor.

Mirëpo, të njëjtën se ka pranuar edhe Serbia.

E deputetja Time Kadriaj thotë se ende nuk e dinë se për çfarë marrëveshjesh e Asociacioni bëhet fjalë.

“Në atë marrëveshje përfshihet Asociacioni dhe që ne në fakt nuk e dimë a është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, a ka kompetenca ekzekutive Asociacioni, a është në përputhje me Kushtetutën së Kosovës, a respektohet sovraniteti dhe integriteti ajo çka është fol, është thënë që është një model evropian, për cilin model evropian i këtij Asociacioni ne ende nuk e kemi kuptu”, deklaroi ajo për Front Online.

Kadrijaj thotë që Kurti ndryshoi qëndrim për dialogun.

Deputetja thotë se prej Qeverisë Kurti nuk ka asgjë.

“Asgjë nuk mundet me prit prej kësaj Qeverie, sepse me ardhjen në pushtet ka thënë që dialogun nuk e ka fare prioritet, dhe që krejt rastësisht prioritetet e 9-ta dje ka dalë prioriteti i parë, që ka shku me dialogu pa kushte dhe pa kritere”, tha ajo për Front Online.

Komento: