Kadrijaj për përleshjen në Kuvend: Është hera e parë në histori që deputetët sulmohen nga ministrat

10:28 | 28 Korrik 2023
kadrijaj-per-perleshjen-ne-kuvend:-eshte-hera-e-pare-ne-histori-qe-deputetet-sulmohen-nga-ministrat


Dy javë më parë në Kuvendin e Kosovës, pati përleshje fizike mes pushtetit dhe opozitës, më saktësisht deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Për këtë deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka pohuar se partitë që nuk janë në pushtet kanë të drejtë për veprime opozitare.

Sipas saj, deri më tani asnjëherë në histori nuk ka ndodhë që deputetët të sulmohen nga ministrat

 “Është hera e parë në historinë demokratike që deputetët sulmohen nga ministrat sepse herëve të kaluara janë sulmuar ministrat nga deputetët dhe s’kemi pas reagime të tilla dhe kjo është një pasqyrë që Kuvendi nuk ka demokraci sepse udhëhiqet nga z.Kurti. Në atë rast ne kemi kërkuar që të ndërpritet seanca plenare, kemi kërkuar që kjo seancë të mbahet në ditët në ditët në vijim”, tha ajo.

Deputetja Kadrijaj tha se Konjufca nuk iu përmbajt rregullores së Kuvendit ngase seanca duhej të ndërpritej.

“Me rregullore të Kuvendit z.Konjufca është dashtë ta fton kryesinë e Kuvendit, është dashtë t’i fton shefat e grupeve parlamentare dhe me vendos për një datë të re të mbajtjes së seancës ndërsa ai me insistimin e Qeverisë e ka vazhduar seancën me tensione dhe është votuar në praninë e forcave speciale në Kuvendin e Kosovës gjë që është shkelë Kushtetuta dhe është shkel rregullorja e Kuvendit”, ka thënë deputetja Kadrijaj për Front Online.

Komento: