Kadrijaj për VV-në: Vazhdoni me mashtrime po ma spo ju pinë ujë

12:35 | 24 Gusht 2024
kadrijaj-per-vv-ne:-vazhdoni-me-mashtrime-po-ma-spo-ju-pine-uje

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar disa deputetët të pushtetit, të cilët po pretendojnë se raportet e Kosovës me ShBA-të janë të mira.

Ajo ka bërë me dije se të njëjtit po mashtrojnë dhe nuk po e thonë të vërtetën.

Në profilin e saj në “Facebook”, deputetja e AAK-së ka shkruar se deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, dhe disa të tjerë po shpërndajnë mjegull e po mashtrojnë.

Sipas saj, ambasadori amerikan e ka treguar të vërtetën për çështjen e raporteve në mes të dy vendeve.

“Une vërtet nuk i kuptoj disa deputetë të VV, e qet Mefail Bajçinovcin hiç se hiç, kur tash e muaj kemi deklarata te vazhdueshme te zyrtareve amerikan se kane mospajtime me Qeverine Kurti, e keta shesin mjegull sikur keto maredhenie jane te shkelqyeshme. Kjo u tha qarte edhe këto ditë nga Ambasadori Amerikan, e këta ende vazhdojnë me mashtrime, se nuk u mbet alternativë tjetër. Ndërsa vizitat e shefit të CIA-së në Kosovë, Bosnjë e Serbi, nuk kane lidhje me shenja miqësie, por me nje angazhim amerikan ne Ballkan e edhe ne Kosove, kjo për shkak të gjendjes së sigurisë. E ju vazhdoni me mashtrime po ma spo ju pinë ujë!”, ka shkruar Kadrijaj.

Komento: