Kafja ju bën mirë nëse konsumohet në mëngjes

08:29 | 22 March 2019

Si ndikon kafja në tru, stomak dhe në qarkullimin e gjakut?

Kafja ka edhe veti të mira nëse nuk teprohet.

Kafja është pija më e dashur për të gjithë, sidomos në mëngjes.
Ajo përmban kafeinë dhe na ndihmon që të kthejmë energjinë e humbur.

Shumica nga ne nuk mund të funksionojmë nëse nuk e pimë një kafe në mëngjes, transmeton arbresh.info.

Por çfarë ndodh me trurin tonë dhe gjithë trupin kur marrim kafeinë?

Kafeina përmirëson gjendjen tonë shpirtërore, stabilizon përqendrimin dhe ul oreksin. Efektet zgjasin për disa orë pas konsumimit. Mund të thuhet se është normale të konsumoni deri në 400 miligramë kafeinë në ditë.

Efekti i kafeinës në tru

Mund të përmirësojë kujtesën, përmirëson përqendrimin dhe largon gjumin. Mund të thuhet se është normale të konsumoni deri në 400 miligramë kafeinë në ditë.

Efekti i kafeinës në stomak

Ndërsa ekzistojnë shumë efekte pozitive të aktivitetit të kafeinës në tru, stomaku është diçka ndryshe. Ndërsa kafeina ngre nivelin e acidit, mund të shkaktojë urth. Përveç kësaj, zvogëlon oreksin.

Efekti i kafeinës në qarkullimin e gjakut

Kafeina rrit presionin e gjakut, por ekspertët thonë se këto nuk janë nivele të larta për t’u shqetësuar. Një kafe, nuk mund të shkaktojë dëm te njerëzit e rritur.

Komento: