“Kah po importojmë qymyr, prej Dubait a?”, Ismet Munishi i nervozuar pasi i vjen rryma 375 euro

19:43 | 25 December 2023

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, që momentalisht punon si analist, ka mbetur i befasuar pasi i ka ardhur rryma në vlerën e 375 eurove.

Munishi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, pyet se prej nga po bëhet importimi i qymyrit, duke e vlerësuar si turp të madh.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“375 € rrymë për një muaj ky eshte turpi ma i madh që munet me ekzistu ne ni vend ku paga mesatare eshte ma e vogel se fatura e rrymes , prej kahit pe importojme qymyrin a prej Dubait a prej kahit .

Ka me ardh ni kohe që vetëm hajnat kini me met ketu me jetu krejt njerzit normal kan me ik prej ktuhit”, shkroi ai.

Komento: