Kryeministri nuk e ndal këngën.
Kryeministri Ramush Haradinaj, nuk duket se do të ndalet duke e sfiduar vetën në këndim.
Ai gjatë ditës së djeshme, ka kënduar sërish në një takim në Suharekë. Haradinaj sërish e ka kënduar këngën “Kah po shkon moj zanë” – këngë të cilën e pati kënduar edhe para disa javëve.
Kryeministri Haradinaj për këndimin e tij, pati thënë se e kupton që nuk ka talent, por është arsyetuar duke thënë se e ka në “qejf këndimin”.