
I mbijetuari nga masakra e tregut në Mitrovicë, Azem Beqiri ka rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë masakrës së tregut në Mitrovicë.
Ai tregoi edhe rastin se si ka ndodhur edhe humbja e dorës së tij gjatë hedhjes së granatës, raporton Gazeta10.
“Jom kon tu vrapu për me pshtu, e kom vrejt qe e kom pas dorën e kputur se mka ra dora për ftyre, masnej e kom mbajtë mishin me dorë, kom vazhdu me vrapu jom hyp në taksi për me shku në spital në veri, kur kom shku në spital e kom pa tmerrin me sy kur kanë sjellë persona të tjerë aty”, tha ai në Kanal10.
Zeqiri shtoi se me disa të mbijetuar të masakrës në Mitrovicë mban kontak e me disa të tjerë nuk ka kontakt fare.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10