
Simon Kjaer po bën ç’është e mundur për të siguruar që bashkatdhetari i tij, danezi Mikkel Damsgaard të bashkohet me të në AC Milan.
Lojtari danez, është lidhur në mënyrë të përsëritur me një lëvizje në Milano gjatë dy ditëve të fundit pasi ai vazhdon të japë shfaqje të shkëlqyera në këtë Kampionat Evropian me Danimarkën pas një sezoni të shkëlqyeshëm për Sampdoria, përcjell ORAinfo.

Mirëpo për të arritur këtë, Milan duhet ta mposhtë konkurencën e Barcelonës.
Sipas asaj që po raportohet nga gazeta spanjolle Sport, Barcelona i ka vënë syrin anësorit 20-vjeçar.
Por është mbrojtësi dhe kapiteni i Rossonerëve, Simon Kjaer që po përpiqet të bindë Damsgaard që të bashkohet me të në Milanello.
Mbetet të shihet nëse insistimi i Kjaer do të bëjë punë. /ORAinfo/