Kaka flet për transferin më të ri të Milanit: Ai është një lojtar i madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kaka flet për transferin më të ri të Milanit: Ai është një lojtar i madh

10:09 | 28 Dhjetor 2018

Ish-futbollisti i Milanit, Ricardo Kaka, foli për ardhjen e fundit të bashkatdhetarin Lucas Paqueta në Milan.

Ai në një intervistë me Globoesporte, ka inkurajuar lojtarin përpara lëvizjes së tij në San Siro.

“Ai duhet të luajë lojën e tij. Në fillim, gjithmonë do të ketë krahasime, por ngadalë me stilin e tij të lojës, ai do të lirohet nga kjo situatë.

Shpresoj se ai mund të bëjë histori në Milan, unë jam i lumtur për ardhjen e tij në një klub që hapi derën për mua në Evropë”, tha ai, përcjell ORAinfo.

“Milan ka një lidhje të madhe me brazilianët, shpresoj se ai do të ketë fat dhe do të ketë një karrierë të shkëlqyeshme në Evropë, ai duhet të mësojë të jetojë me presion, ai duhet të përdorë instinktet dhe talentin e tij për të luajtur.

Bota dhe shkolla italiane do ta ndihmojnë atë të bëhet një lojtar më i plotë”, shtoi Kaka. /ORAinfo/

Komento: