
Legjenda e Milanit, Ricardo Kaka ka mirëpritur nënshkrimin e ri Marko Lazetic, i cili do të mbajë fanellën me numrin 22.
Në mënyrë të pashmangshme, numri 22 në AC Milan sjell kujtime magjike. Ricardo Kaka e mbajti atë numër mbi supet e tij për gjashtë vite të mrekullueshme.
Futbollisti brazilian me teknikë të shkëlqyer dhe këmbë të arta e çoi Milanin në majën e botës duke fituar çdo trofe të mundshëm,përcjell ORAinfo.

Kaka do të jetë gjithmonë një kujtim i jashtëzakonshëm për tifozët kuqezi.
Megjithatë, në atë kohë, mesfushori sulmues brazilian përfaqësonte një bast të thjeshtë për Adriano Galliani, i cili e solli në Itali si një i huaj plotësisht nga Sao Paulo. Veprat e tij në Milano janë tashmë histori!
Pas kaq vitesh, një tjetër lojtar shumë i ri premtues ka zgjedhur fanellën me numrin 22. Marko Lazetic, sulmuesi 18-vjeçar që mbërriti te Milani vetëm pak ditë më parë, shpreson të ndjekë të njëjtin hap.
Paolo Maldini dhe Frederic Massara panë diçka të veçantë tek ky djalë dhe numri mbi supet e tij shton në mënyrë drastike shpresat për të gjetur një mrekulli të vërtetë. Ashtu siç ndodhi me Kakën.
Për momentin askush nuk e di se sa do të jetë në gjendje të kontribuojë i riu serb për AC Milan. Ndërkohë, Ricardo Kaka i ka bërë një pritje të ngrohtë sulmuesit të talentuar. Braziliani ka postuar një histori në profilin e tij në Instagram duke pasur fjalë të mëdha për Marko Lazetic dhe vendimin e tij për të veshur numrin 22: “Ky numër! Suksese Lazetic. Pa presion”.
Pas “bekimit” të Ricardo Kakës, Marko Lazetic është gati për aventurën e re te kuqezinjtë. Ai ka zhvilluar dje seancën e parë stërvitore në Milanello me bashkëlojtarët e rinj./ORAinfo/