Kaka po ‘tradhëton’ Milanin për PSG-në

13:49 | 09 Dhjetor 2018

Pasi përfundoi karrierën e tij si një futbollist profesionist, Ricky Kaka po kërkon të fillojë një sfidë të re si drejtor, me Milanin që është zgjedhja e qartë për brazilianin.

Megjithatë, Rossonerët nuk janë klubi i vetëm në mendjen e Kakas, siç u zbulua në një intervistë që bëri me Le Parisien, përcjell ORAinfo.

“PSG? Unë pothuajse luaj atje, kur u largova nga San Paolo për Milanin, Leonardo kishte idenë për të më huazuar për PSG për një sezon. Në rolin tim, Milani kishte Rivaldo dhe Rui Costa kështu që duhej të prisja kohën time”, tha ai.

“Sidoqoftë, kur arrita në Milanello, ata preferuan të më mbajnë, dhe prej andej në çdo gjë shkuam mirë”, tha ai.

Kaka është pyetur nëse do të behej drejtor në PSG.

“Pse jo? E njoh Presidentin Nasser Al-Khelaifi mirë, ai është një njeri i mirë dhe do të ishte mirë të punoja për PSG-në. Nëse kjo do të lindë, me strukturën e duhur do të ishte një eksperiencë e mirë”, përfundoi ai. /ORAinfo/

Komento: